Everything Starts Here -> ( Webpages are listed according ranking the alphabet )
Prishtina City
Komuna e Prishtinës ka 572 km 2.
Prishtina gjendet në pjesën veriperëndimore dhe shtrihet buzë rrafshnaltës së plleshme rrëzë maleve të argjendta. Ashtu si dikur Ulpiana, ka pozitë të përshtatshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimet parësore kontinentale.
Komuna e Prishtinës i ka gjithësej 48 fshatra.
Sektori i bujqësisë, gjuetësisë dhe pylltarisë përshinë 27 biznese. Në sektorin e industrisë nxjerrëse ekzistojnë 16 biznese. Sektori i furnizimit me energji elektrike, gas dhe ujë numëron 5 biznese, ai i ndërtimtarisë me 329 biznese, ndërsa ai i tregtisë me shumicë dhe pakicë 4.203 biznese. Po ashtu edhe biznesi i hotelerisë po avancohet përditë e më shumë dhe kështu në Komunën e Prishtinës aktualisht ekzistojnë 781 restorante dhe hotele. Në biznesin e ndërmjetësimit financiar veprimtarinë e tyre e zhvillojnë 26 biznese, ndërsa në shërbimin e afarizmit ekzistojn 273 biznese. Administrimi publik dhe mbrojta e sigurimit social vepron me 10 biznese, ndërsa mbrojtja shëndetësore e sociale me 104 veprimtari. Numri i pergjithshëm i biznesit në Komunën e Prishtinës është 8.412 sish.
Në Komunën e Prishtinës ekzistojnë edhe 57 prona shoqërore me 143 biznese shoqërore. Kështu, numri i përgjithshëm i biznesit të regjistruar në Komunën e Prishtinës është 8.735 biznese më 75.089 punëtorë.
Vendet më interesante për t’u vizituar në Komunën e Prishtinës?
1.Parku Nacional rekreativ „Gërmia“
2.Monumenti „Skënderbeu“
3.Teatri Kombëtar
Kosova, si shtet i ri, veprimtarinë teatrore e ka të rregulluar me ligj. Ky ligj shpjegon në mënyrë shumë të përgjithshme edhe rolin e funksionin e Teatrit Kombëtar të Kosovës (TKK), si institucioni më i lartë teatror në vend, që merret me prodhimtarinë teatrore dhe sjell para publikut vlerat më cilësore të dramaturgjisë kombëtare dhe të asaj botërore.Megjithatë, fizionomia dhe roli i këtij teatri është ende duke u profilizuar.
Vizioni i tij në relacion me publikun, me dramaturgjinë kombëtare dhe me shtetin është duke u qartësuar me shumë ngadalësi. Posaçërisht raporti i këtij teatri me dramaturgjinë kombëtare dhe me shtetin janë dy pikat më të diskutueshme në debatet për teatrin në historinë e tij të re.
Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës,
Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, si institucion bibliotekar kryesor i vendit, përpiqet që të trajtojë me kompetencë dhe me një intensitet të kënaqshëm çështjet e traditës, por edhe të sotmes të kulturës dhe historisë që janë të lidhura me Kosovën dhe kosovarët.
Qëllimi i saj kryesor është që të gjithë qytetarëve të integruar në botën e informacionit në zhvillim, pa dallim moshe, kombi, race, feje, t’u sigurojë qasje të lirë dhe të pakufizuar në dije, mendim, kulturë dhe informacion, të kenë mundësi të vlerësimit të të arriturave shkencore, arteve, dhe të trashëgimisë kulturore përgjithësisht.
Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës është pasuri e trashëguar e popullit dhe si e tillë është thesar i çmueshëm për çdo kosovar që jeton në Kosovë dhe përtej kufijve, duke qenë se mbledh, pasuron dhe ruan këtë trashëgimi, është njëkohësisht edhe pjesë përbërëse e kulturës së përgjithshme evropiane.
Muzeu i Kosovës,
Muzeu i Kosovës përfshin një koleksion, me më shumë se 50 mijë eksponate të profileve të ndryshme; prej pavijonit të arkeologjisë, teknologjisë, historisë, natyrës, ento-kulturës, folklorit, trashëgimisë etj. Çdo gjë pra që tregon dhe ndriçon historinë e Kosovës në periudha të ndryshme. Prej nga periudha e Neolitit, 6 mijë vjet para erës së re, deri në ditën e sotme, shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Galeria e Arteve etj.
Galeria e Arteve e Kosovës u formua në vitin 1979 si institucion kulturor për prezentimin e artit pamor dhe ruajtjen e mbledhjen e veprave më me vlerë.
Për këto 30 vjet të veprimtarisë ky institucion ka organizuar afro 500 ekspozita në vend dhe në botën e jashtme, të cilat janë përcjellur me shumë botime, dhe blerjen e afro 1000 punimeve artistike nga të cilat është formu një fond i pasur i Galerisë. Vetëm pas luftës së fundit janë organizuar mbi 200 ekspozita kolektive e individuale.
Prishtina
New Born
Muzeu I Kosovës
Bibloteka
Stadioni I Prishtinës
Monumenti "Skanderbeg"
Parku "Gërrmia"
Everything Ends Here
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free